​40 zjarre shpërthejnë në Greqi

40 zjarre shpërthyen gjatë 24 orëve të fundit në Greqi, 33 prej të cilëve u shuan menjëherë në fazën e tyre fillestare, por zjarrfikësit ende po luftojnë me shtatë të tjerë që nga mbrëmja e së premtes.

Një zjarr në shkurre të ulëta në zonën Argithea të Peanias, Atikë, u vu nën kontroll të pjesshëm.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, zjarri shpërtheu rreth orës 18:30 pranë një fshati dhe përfshiu një total prej 50 zjarrfikësish me dy njësi komandosh pyjore, 15 kamionë zjarrfikës dhe vullnetarë, dy aeroplanë dhe katër helikopterë.

Banorët e fshatit Boura Papangelaki në zonën e Peanias morën një paralajmërim përmes shërbimit të mesazheve të emergjencës 112 për të qenë në gatishmëri dhe për të ndjekur udhëzimet e autoriteteve, në rast se duhet të evakuohen, shkruabn ANA.

Oficerët lokalë të hetimit dhe hetuesit e Departamentit të Zjarrfikësve po hetojnë shkaqet e zjarreve.

Departamenti i Zjarrfikësve u bën thirrje të gjithë qytetarëve të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të ndjekin direktivat e autoriteteve në rast zjarri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu