VLEN: Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe se angazhimi i tyre mori formë konkrete me vënien në funksion të një segmenti të autostradës Kërçovë–Ohër, si pjesë e Korridorit 8.

Nga VLEN thonë se “ky projekt madhor, që për vite me radhë kishte stagnuar dhe ishte shndërruar në simbol të paaftësisë dhe dyshimeve për keqpërdorime, sot më në fund po ecën përpara, me ritëm të ri, pa hije, pa dyshime dhe me transparencë të plotë”.

“Korridori 8 nuk është thjesht një autostradë, është boshti i zhvillimit ekonomik, lidhjes rajonale dhe integrimit europian të Maqedonisë së Veriut, që do të ndihmojë konkretisht në rritjen e qarkullimit, lehtësimin e transportit dhe nxitjen e turizmit e tregtisë. Me këtë segment të ri autostrade, që shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt kufirit me Shqipërinë, investimi kthehet në dobi të drejtpërdrejtë për qytetarët. Dhe ky është vetëm fillimi”.

“Sepse qytetarët tanë, të gjithë ne, e meritojmë dhe do të kemi infrastrukturë evropiane, këtu, në vendin tonë. VLEN mbetet e përkushtuar për të çuar përpara çdo projekt të rëndësishëm kombëtar, duke siguruar efikasitet, përgjegjësi dhe barazi në zhvillim, për të gjithë qytetarët, në çdo cep të vendit”, thonë nga VLEN.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu