Njohja e diplomave të medresesë, Mexhiti: Një falënderim i posaçëm shkon për Zeqirija Ibrahimin

Zv/kryeministri Izet Mexhiti së bashku me një delegacion qeveritar kanë vizituar medresenë Isa Beu në Shkup, ka kanë realizuar një takim me kryesinë e medresës dhe me kryetarin e BDI-së, Shaqir Fetahu.

Mexhiti, falënderoi të gjithë ata të cilët kanë kontribuar që të njihen diplomat e medresesë ndërsa një falemderimt të posaçëm pati edhe për kreun e Alternativës, Zeqiirija Ibrahimi.

“Sa i përket ligjit duhet publikisht të falënderoi zv/ministrin e Arsimit i cili është marrë në dikasterin e tij bashkë me ministren e arsimit e cila e zgjidhi një çështje që nuk e kanë zgjidhur ministrat shqiptarë që kanë patur mundësi në të kaluarën, dhe posaçërisht dua ta falënderoi Zeqirija Ibrahimin i cili është marrë drejtpërdrejtë më zgjidhjen e këtij problemi”, tha Mexhiti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu