Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka mbledhur mbrëmjen e djeshme partnerët e koalicionit të Frontit Evropian për një takim në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit. Në këtë mbledhje ka nuk ka qenë i pranishëm Arben Taravari, kreu i njërit prej krahëve të ASH-së.
Burime nga takimi bëjnë të ditur se një nga pikat kryesore të diskutimit ka qenë riemërtimi i koalicionit për zgjedhjet lokale. Emri që është hedhur në tryezë dhe që pritet të shqyrtohet më tej është “Aleanca Kombëtare për Integrim”, mëson INA.
Gjithashtu, është diskutuar ndarja e komunave mes partive partnere në koalicion, por pa hyrë në detaje konkrete mbi emrat apo formulat e ndarjes. Jozyrtarisht tashmë siç dihet, BDI do të ketë kandidat për kryetar komune në Tetovë, Kërçovë, Çair dhe komuna tjera rurale, ASH e Taravarit në Gostivar, Vrapçishtë, Saraj dhe komuna tjera në kombinim si dhe ASH e Ziadin Selës në Strugë, Dibër, Haraçinë dhe komuna tjera në kombinim.