I pyetur nëse do të kandidojë për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti tha se VLEN-i javën e ardhshme do t’i shpalosë të gjithë kandidatët për zgjedhjet lokale të tetorit, përcjell TV21. Mexhiti tha se për momentin ka vendim vetëm për Strugën, respektivisht se do ta përkrahin kandidatin e pavarur, Mendi Qyra.
“Po, po bëjmë biseda dhe analizat e fundit brenda VLEN-it dhe besoj që ditëve në vijim, javën e ardhshme do t’i shpallim kandidaturat në të gjitha komunat, përveç Strugës, që e kemi shpalosur”, theksoi Mexhiti.
Mexhiti theksoi se VLEN-i do të ketë kandidat edhe për Qytetin e Shkupit.
“Do të kemi kandidat edhe për Qytetin e Shkupit, kush do të jetë…edhe për Çairin edhe për Shkupin edhe për të gjitha komunat…”, tha shkurt Mexhiti
I pyetur për Kërçovën, ai tha:
“Në Kërçovë a do të keni kandidat? Po”, u përgjigj shkurt Mexhiti.