Gënjyen se punojnë në MPB për ta kaluar kufirin me prioritet, por kapen me dokumente të falsifikuara, arrestohen në Tabanoc dy shkupjanë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë arrestuar dy shkupjanë në kufirin në Tabanoc, pasi siç bëjnë të ditur, kanë tentuar të hyjnë në shtet me kalim “prioritet”, ndërkaq gjatë kontrollit të automjetit të tyre është konstatuar se kanë bartur me vete dokumente të falsifikuara, njofton TV21.

“Më 25.07.2025 në ora 14.45 në Kalimin Kufitar “Tabanoc” në hyrje të shtetit, janë privuar nga liria S.S.(59) dhe B.A.(55), që të dy nga Shkupi. Në tentimin për të hyrë me prioritet, S.S. i cili ka ngasur veturën golf me targa të Shkupit, policëve të FRONTEKS-it iu ka thënë se është diplomat, duke treguar dokument me gjasë të lëshuar nga Komiteti Evropian Policor, kurse nëpunësve policor të Maqedonisë u ka thënë se është i punësuar në MPB, por nuk e ka bartur dokumentin me vete. Gjatë kontrollit shtesë të personit dhe veturës janë gjetur dokumente, dy vula, katër letërnjoftime dhe lëndë të tjera”, thuhet në njoftim.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim të dokumenteve”, mjetet janë marrë, kurse persona janë privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të vijojë kallëzim përkatës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu