Moti në Maqedoninë e Veriut sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike do të shënojë temperatura më të ulëta, përcjell TV21.
Sipas DPHM-së, nga nesër deri në mesin e javës tjetër, do të ketë ndryshim të kushteve të motit.
“Në orët e pasdites do të ketë kushte të paraqitjes së jostabilitetit me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Era do të ketë ndryshim të drejtim në veri, kurse temperatura ditore do të shënojë ulje”, thonë nga DPMH-ja.