Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski u bëri thirrje studentëve që të aplikojnë për vauçer për blerje të pajisjeve elektronike.
“Shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje të rinjve të regjistrohen në portalin kombëtar uslugi.gov.mk, aplikimi për vauçer ende nuk ka filluar, por të krijojnë profilin e tyre në mënyrë që më pas, lehtësisht, nga shtëpia, të aplikojnë për një kupon”, theksoi Andonovski në “Kanal5”.
Andonovski shpjegoi se Kryeministri e njoftoi këtë masë 10 muaj më parë, por vitin e kaluar ishte tepër vonë për t’u parashikuar në buxhet. Këtë vit, pas përgatitjeve të bëra nga Qeveria, fondet janë parashikuar në buxhet dhe zbatimi i saj po fillon menjëherë.
“Mbi 50 milionë euro do të ndahen për vauçer për pajisje elektronike për studentët, ky është digjitalizim në praktikë sepse nuk mund të digjitalizojmë vetëm shërbimet, por duhet t’u ofrojmë edhe mjete të rinjve dhe të rrisim shkrim-leximin digjital”, deklaroi Andonovski.