Trump ul tarifat doganore për Maqedoninë e Veriut në 15 %, por Serbia goditet edhe më shumë

Me urdhrin e ri ekzekutiv të nënshkruar mbrëmë nga presidenti amerikan, Donald Trump, vendosen tarifa doganore të reja, që variojnë nga 10 deri në 50 për qind, për pothuajse të gjitha vendet që deri tani nuk kanë marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Në kuadër të këtij vendimi, shkalla doganore për Maqedoninë e Veriut është ulur nga 33 për qind, sa ishte më parë, në 15 për qind.

E njëjta shkallë doganore prej 15 për qind do të vlejë edhe për Bashkimin Evropian, me të cilin SHBA-ja arriti marrëveshje tregtare më 27 korrik.

Nga vendet e rajonit, Kroacia dhe Sllovenia do të kenë gjithashtu tarifë 15 për qind.

Kosova dhe Shqipëria nuk figurojnë në listë e të ‘dënuarve’ nga rajoni,

Serbia është ndëshkuar më së rëndi. Shteti serb do të përballet me tarifa prej 35 për qind, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina me 30 për qind, raporton cnn.

Kujtojmë se në tarifat e vendosura më 2 prill, Kosova ishte përballur me një tarifë prej 10 për qind, po aq sa edhe Shqipëria.

Në dokumentin e publikuar, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se qëllimi i tarifave është “ristrukturimi i tregtisë globale në favor të punëtorëve amerikanë” dhe se ato do të hyjnë në fuqi më 7 gusht, jo më 1 gusht siç ishte paralajmëruar më herët. Tarifat për mallrat kanadeze rriten nga 25 në 35 për qind, por do të hyjnë në fuqi që të premten.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu