Ziadin Sela më shumë se një kandidat, një zë kombëtar që i duhet Kuvendit

Në këtë cikël zgjedhor lokal, shumë figura politike me ndikim kanë vënë në shënjestër garat për komunat, si një hap taktik drejt ringritjes ose konsolidimit të pushtetit. Por kjo është një prapakthim për politikën shqiptare. Sepse politika e vërtetë synon lartësinë, jo ulëset e zvogëluara të përditshmërisë administrative, sado të rëndësishme që të jenë zgjedhjet lokale.

Një ndër figurat që tejkalon përmasat lokale është pikërisht Ziadin Sela, kreu i Aleancës për Shqiptarët. Personaliteti dhe pesha e tij politike nuk mund të ngushtohen brenda kufijve të një qyteti, qoftë edhe ai që e ka rritur dhe formuar, siç është Struga. Në ngjarjet tragjike të 27 prillit në Kuvend, kur jeta e tij u vu në rrezik përballë dhunës brutale, Sela dëshmoi se është një figurë kombëtare, me një guxim dhe dinjitet që rrallë gjenden në politikën shqiptare.

Ziadin Sela është përtej Strugës. Është përtej Tetovës, Kërçovës apo çdo komune tjetër. Ai është simboli i zërit të pavarur shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Dhe pikërisht atje ai duhet të jetë në vendin ku merren vendimet, ku ndërtohen politikat, ku mbrohet dinjiteti i shqiptarëve.

Sot më shumë se kurrë, shqiptarët kanë nevojë për një zë që nuk trembet të thotë të vërtetën. Sot, kur shumëfishohemi me zero, kur dinjiteti ynë kolektiv është në zbehje, është Ziadin Sela ai që duhet të qëndrojë në ballë të betejës politike për të gjithë shqiptarët nga Breza në Çashkë, nga Ladorishti në Likovë. Ai nuk mund të jetë vetëm një kryetar komune, sepse është mburoja e çdo shqiptari që kërkon përfaqësim të dinjitetshëm dhe të drejtë.

Ziadin Sela nuk është vetëm një politikan. Ai është një kauzë më vete. Dhe këtë kauzë nuk mund ta ngushtojmë në konturet e një fushate lokale. Shqiptarët kanë nevojë për Selen atje ku politika merr formë – në Kuvend. Sepse vetëm aty mund të jemi më shumë se zero.

Ziadin Sela nuk i ikën Strugës, por i takon kombit më shumë se një kandidat ai ka qenë me Strugën është dhe do të nbetet, por Selën e kërkon edhe Tetova, Kêrçova e Shkupi, Dibra e Kumanova.

Në këtë cikël zgjedhor lokal, shumë figura politike janë pozicionuar drejt garave komunale një hap që për disa përfaqëson strategji, për të tjerë vetëm një ulje të peshës së tyre politike.

Por nuk është e njëjta gjë kur flasim për Ziadin Selën. Sepse Sela nuk është një emër lokal.

Ai është një simbol kombëtar.
Nuk është se Ziadin Sela ka frikë nga beteja për Strugën përkundrazi, ai e ka fituar atë betejë më parë me dinjitet dhe përkushtim.

Por sot ai është për kauza më të mëdha. Kauza që prekin çdo shqiptar në Maqedoninë e Veriut, pa dallim komune.

Ziadin Sela e ka dëshmuar se di ta mbrojë shqiptarin jo vetëm me fjalë, por edhe me gjak siç ndodhi në Kuvend më 27 prill, kur ai ishte vetëm një hap larg vdekjes, sepse mbrojti lirinë, të drejtën dhe votën shqiptare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu