Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka njoftuar se në momentin që ai do të zgjidhet si kryetar i Komunës së Çairit, në vend të tij, në Qeveri, si zëvendëkryeministër i parë do të vjen Bekim Sali, njofton TV21.
“Ne, në kuadër të VLEN-it kemi bërë analizat tona dhe në momentin që kthehem në Komunën e Çairit, si kryetar i Çairit, si zëvendëskryeministër i parë kemi vlerësuar bashkërisht që njeriu i cili i ka aftësitë, ka përvojën, ka dijen, është i gatshëm të punojë në punë ekipore dhe ta bëjë edhe më mirë se unë, është Bekim Sali që është afër meje”, tha Mexhiti.