Këto janë kandidatët e BDI për kryetarë komunash, sot zyrtarizimi

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) pritet që gjatë pasdites së sotme të mbajë mbledhje për të zyrtarizuar disa nga emrat e kandidatëve për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të tetorit, në kuadër të koalicionit të saposhpallur Aleanca Kombëtare për Integrim, përcjell INA.

Sipas burimeve të INA, këto janë emrat që ljanë përzgjedhur dhe që pritet të marrin miratimin zyrtar:

Fatmir Dehari – Kërçovë
Erkan Arifi – Likovë
Besnik Emshiu – Bogovinë
Enver Pajaziti – Bërvenicë (kandidat i pavarur me mbështetje nga BDI)
Suat Shaqiri – Çashkë
Ejup Abazi – Studeniçan
Xhemil Qamili – Dollnen
Alija Jaoski – Pllasnicë
Abib Vexhiu – Krushevë

BDI ditë më parë zyrtaroi emrat e kandidatëve të parë:

Bajram Rexhepi – Tetovë
Bujar Osmani – Çair
Emir Sulejmani – Zhelinë

Këto emra i bashkohen koalicionit AKI me kandidatët e ASH të Taravarit:

Valbon Limani-Gostivar
Blerand Ramadani – Saraj
Nazim Taipi – Tearcë
Isen Shabani – Vrapçishtë

Si dhe të ASH të Ziadin Selës:

Ilirjan Fetahu – Dibër

Dr.Arsim Dalipi – Strugë

Skender Isufi – Haraçinë

Me përmbylljen e kandidaturave, pritet shpallja e listave për këshilltarë dhe promovimi i tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu