Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Frontit Kombëtar për zgjedhjet lokale 2025, Valbon Limani, ka ndarë të martën edhe 9 vendime të reja për punësim në ndërmarrjen “Rusino”, duke e çuar në 49 numrin e punësimeve dhe avancimeve të realizuara brenda një viti nga marrja e mandatit.
Për kryetarin Limani, punësimi i qytetarëve nuk është akt propagandistik, por një e drejtë ligjore dhe detyrim institucional. Ai ka zgjedhur të mos e shndërrojë zyrën e tij në studio marketingu politik dhe as të përdorë vendimet për punësime si mjet për reklamë në rrjete sociale.
“Ndërsa disa e matin suksesin me numrin e fotove të postuara, unë e mas me numrin e familjeve që sot kanë një të ardhme më të sigurt,” ka theksuar Limani në një komunikim të shkurtër.