Prononcimi i kryetarit Arben Taravari për mediat:
Një delegacion i nivelit të lartë i Aleancës për Shqiptarët, i kryesuar nga kryetari i partisë Dr. Arben Taravari, ka nisur një vizitë në bashkitë juglindore të Republikës së Shqipërisë.
Në përbërje të delegacionit janë:
• Dr. Arben Taravari – Kryetar i Aleancës për Shqiptarët
• Valbon Limani – Kryetar i Komunës së Gostivarit
• Blerant Ramadani – Kandidat për kryetar të Komunës së Sarajit
• Isen Shabani – Kryetar i Komunës së Vrapçishtit
• Nazim Taipi – Kandidat për kryetar të Komunës së Tearcës
• Garip Kaba – Nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët
Vizita zyrtare ka filluar me takimin në Bashkinë e Pogradecit, ku delegacioni është pritur nga kryetari i bashkisë, z. Ilir Xhakolli. Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndërinstitucional në fusha me interes të ndërsjellë si zhvillimi lokal, turizmi, kultura dhe nismat ndërkufitare.
Në vijim të vizitës, delegacioni do të zhvillojë takime edhe me:
• Sotiraq Filo – Kryetar i Bashkisë Korçë
• Erion Isai – Kryetar i Bashkisë Kolonjë
• Pal Kolevski – Kryetar i Bashkisë Pustec
Këto takime synojnë të krijojnë ura bashkëpunimi mes komunave dhe bashkive, me fokus në zhvillimin lokal, shkëmbimet ekonomike, promovimin e kulturës dhe turizmin ndërkufitar.
Aleanca për Shqiptarët, si një forcë politike me vizion kombëtar dhe zhvillimor, vazhdon të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme me faktorët shqiptarë në rajon, duke dëshmuar përkushtim ndaj bashkëpunimit mbarëkombëtar dhe ndërlidhjes institucionale.
Aleanca për Shqiptarët