VLEN: Bujar Osmani të përgjigjet se ku përfunduan 120 milionë denarë të parave të popullit?

“Skandali i mosdhënies së asnjë prove se si u shpenzuan 120 milionë denarë në organizimin e samitit të OSBE-së është një tjetër fakt i qartë i pandershmërisë dhe punës së paligjshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme nën udhëheqjen e Bujar Osmanit”, reagon sot VLEN.

Më tej theksohet se në vend të transparencës dhe llogaridhënies, e vetmja “fitore” për Osmanin ishte pritja e ministrit rus Sergej Lavrov në Shkup, një veprim që shkaktoi reagime negative dhe dyshime serioze në lidhje me orientimin e politikës së jashtme të Osmanit dhe partisë nga lista e zezë BDI.

“Opinioni duhet ta di:
Pse nuk ka dokumente, fatura apo raporte për 120 milionë denarë e shpenzuara?
Kush i miratoi këto shpenzime dhe për çfarë qëllimi?
Kush i fshehu dokumentet?
A përfunduan të njëjtat mjetenë xhepat e kompanive të afërta me BDI-në?

Enti Shtetëror i Revizionit është institucioni që është i detyruar të jetë i pari që ngre alarmin për shpenzimin e paligjshëm të parave të qytetarëve. ESHR-ja ia bëri të qartë këtë Bujar Osmanit.

Në dy ditët e fundit, është konfirmuar se Bujar Osmani është pjesë e të gjitha kontratave dhe bizneseve kryesore të BDI-së, si dhe takimeve me zyrtarët serbë, pikërisht në periudhat kur kompani, kazino dhe operatorë telekomunikacioni me origjinë dhe pronarë të diskutueshëm po hyjnë në tregun maqedonas.

Tani është e qartë se Bujar Osmani nuk ka kredibilitet për të folur për “ndikim të huaj” apo “mbrojtje të interesave kombëtare”, sepse ai është njeriu, mandati i të cilit si Ministër i Punëve të Jashtme hapi dyert për marrëveshje të dyshimta biznesi dhe skandal diplomatik që po shkatërrojnë reputacionin e Maqedonisë.
Qytetarët meritojnë përgjigje, dhe institucionet duhet të nisin procedurat”, reagon VLEN.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu