Po ktheheshin nga vendlindja drejt vendit të punës, por kanë 15 orë që kanë mbetur në Austri, transmeton TV21.
Disa udhëtarë të cilët u nisën nga Gostivari për në Gjermani, me autobus të një kompanie private, ende nuk kanë arritur në destinacionin e synuar.
Ata kanë 15 orë që po presin në Austri, për shkak se autobusi me të cilin udhëtonin, ka pësuar defekt.
“Janë djegur dy gomat e pasme. Për pak kemi shpëtuar”, thotë njëri nga udhëtarët.
TV21 kontaktoi kompaninë, por nga atje heshtje edhe pas dy telefonatave dhe disa mesazheve.