Arben Fetai përkujton 12 gushtin e vitit 2001: Një nga ditët më të dhimbshme për lubotenasit dhe shqiptarët

Ditën e sotme Arben Fetai ka shkuar në fshatin Luboten, së bashku me familjarët e dëshmorëve, ish-ushtarët e UÇK-së dhe banorët e kësaj ane, për të përkujtuaa 12 gushtin 2001, një nga ditët më të dhimbshme për lubotenasit dhe të gjithë shqiptarët, shkruan InfoShqip

Në vazhdim postimi i plote i Fetait:

“-Sot, në fshatin Luboten, së bashku me familjarët e dëshmorëve, ish-ushtarët e UÇK-së dhe banorët e kësaj ane, përkujtuam 12 gushtin 2001, një nga ditët më të dhimbshme për lubotenasit dhe të gjithë shqiptarët.

Në mëngjesin e asaj dite, forcat policore-ushtarake të shtetit ndërmorën një operacion të egër dhe të pajustifikuar, duke vrarë dhjetë civilë shqiptarë, mes tyre edhe 6-vjeçarin Erxhan Aliu, simbol i pafajësisë së shuar padrejtësisht.

Emrat e Dalip Muratit, Muharrem Ramadanit, Memet Memetit, Rami Jusufit, Xhelal Bajramit, Kadri Jasharit, Bajram Jasharit, Sulejman Bajramit dhe Atulla Qailit janë gdhendur përjetësisht në kujtesën tonë kolektive, si dëshmi e një krimi që nuk do të harrohet kurrë.

Masakra e Lubotenit është rasti i vetëm i luftës së vitit 2001 që u gjykua nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës, me dënim të plotëfuqishëm si krim lufte. Sigurisht, ky ishte një hap drejt drejtësisë, por jo mjaftueshëm për të shëruar këtë plagë.

Të mos harrojmë kurrë që të mos përsëritet kurrë.

Lavdi dhe nderim i përjetshëm për dëshmorët!” shkruan ai./infoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu