Ibrahimi dhe Gashi vizitojnë Dibrën, së bashku me kandidatin Fisnik Mela takojnë qytetarët e kësaj zone

Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi i shoqëruar nga kryetari i kuvendit Afrim Gashi sot kanë qëndruar në Dibër ku së bashku me kandidatin e Alternativës, Fisnik Mela kanë takuar qytetarët e kësaj pjese, shkruan Top24

Së bashku me Kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, vizituam qytetin e Dibrës, ku patëm kënaqësinë të takojmë qytetarët e mrekullueshëm të kësaj treve me vlera të mëdha historike dhe kulturore. Gjatë vizitës sonë, bashkë me kandidatin tonë të VLEN-it, Fisnik Mela, dëgjuam nga afër shqetësimet, idetë dhe shpresat e dibranëve për një të ardhme më të mirë.

Besimi i qytetarëve është motivimi ynë më i madh për të vazhduar rrugën e ndryshimit, përfaqësimit të denjë dhe zhvillimit të çdo cepi të vendit tonë. Dibra është dhe do të mbetet pjesë e rëndësishme e këtij vizioni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu