Lirohen vëllezërit Emini nga mbajtja në Serbi

Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar nga mbajtja e padrejtë në Serbi. Ata janë shëndoshë e mirë dhe kanë arritur në Gjermani te familjarët.

Lajmin e ka konfirmuar nipi i familjes, Ervin Hoxha.

“Po, janë liruar dhe sapo kanë mbërritur në Gjermani pran familjeve”, ka thënë Hoxha.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë rast për KosovaPress.

Një javë më parë ata ishin arrestuar në kufirin Serbi – Hungari, me pretendimin e pabazuar të autoriteteve serbe që XH.E. dhe B.E. kishin rrëmbyer një serb më 1999.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu