Kandidati i AKI-së, Bajram Rexhepi, i shoqëruar nga shefi i shtabit komunal, Blerim Osmani, zhvilloi pasditen e sotme një takim miqësor me strukturat e ASH-Sela në Tetovë. Në këtë takim morën pjesë deputetët Ilir Demiri dhe Ilire Dauti, kryetarja e Asamblesë Komunale Vjollcë Berisha, shkruan InfoShqip.
“Me Dr. Ilirin, Vjollcën, Iliren, Tironin, Blerimin dhe Norën në kafen e pasdites! Punët më të mira për Tetovën i bëjmë vetëm kur jemi #Bashkë. 🙏”, shkroi Rexhepi në profilin e tij në Facebook, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin e qytetit.