8 shtatori sjell fundjavë të zgjatur për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë një fundjavë të zgjatur javën e ardhshme. E hëna, 8 shtator 2025, është ditë jo pune për të gjithë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit, përcjell PressOnline.al.

Ky festim sjell edhe një fundjavë të gjatë, duke u bërë një mundësi ideale për pushim dhe plane familjare.

Ditët e tjera jo pune deri në fund të vitit 2025 janë:
Për të gjithë qytetarët e RMV-së:

8 shtator (e hënë) – Dita e Pavarësisë

11 tetor (e shtunë) – Dita e Kryengritjes Popullore

23 tetor (e enjte) – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase

8 dhjetor (e hënë) – Shën Klimenti i Ohrit

Për qytetarët me besim katolik:

1 nëntor (e premte) – Festa e të Gjithë Shenjtorëve

25 dhjetor (e enjte) – Krishtlindja (dita e parë)

Për qytetarët e komunitetit shqiptar:

22 nëntor (e shtunë) – Dita e Alfabetit Shqiptar

Për qytetarët e komunitetit hebre:

2 tetor (e enjte) – Jom Kipur (dita e parë)

Për qytetarët e komunitetit boshnjak:

28 shtator (e diel) – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve

Për qytetarët e komunitetit turk:

21 dhjetor (e diel) – Dita e Mësimit në gjuhën turke


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu