VLEN: Izet Mexhiti e “shkuli” BDI-në në Zonën Zgjedhore 1

“BDI dhe e vërteta janë të shkurorëzuara që moti, por më shumë se gjithçka i ka djegur momenti kur Izet Mexhiti shkuli Blerim Bexhetin, Artan “non grata” Grubin e Bujar Osmanin bashkë me gjithë garniturën e tyre nga Njësia Zgjedhore numër 1. Që atëherë, BDI ka humbur toruan dhe mundohet të mbulojë dështimin me shpifje, destabilizim e Fake News, por faktet janë kokëforta kundër tyre”. Kështhu theksojnë në reagimin e VLEN-it, ndërsa duket se përgjigjen për akuzën nga BDI se në shkurt të këtij viti, në zyrën e kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në praninë e zëvendëskryeministrit Stoilkovçi, Mexhiti ka pranuar ta takojë Aleksandar Vulinin – ideologun e procesit “Bota Serbe”, ndërsa është folur për blerjen e “Bitolska Bankës”.

“Fakt është se takimi i Bujar Osmanit me Nikolla Gruevskin e listës së zezë është i dokumentuar dhe nuk mund të fshihet me kumtesa të shkruara në kuzhinat e propagandës. Fakt është se automjeti i Ali Ahmetit u mbajt me orë të tëra në stacion policor për shkak të dyshimeve se ish-kryeministri Gruevski ishte nxjerrë nga shteti me të. Fakt është se përmes Daka Davidoviqit, BDI ishte gati t’ia falte Tetovën si pashallëk. Fakt është se Osmani e Grubi i dhanë nënshtetësi biznesmenit kontravers, të futur në listën e zezë amerikane, Aleksandar Onishçenko. E njëjta logjikë e nënshtrimit e ndjek BDI-në edhe në skenën ndërkombëtare, thotë VLEN-i.

Sipas VLEN-it, fakt është se BDI u bë promotori kryesor i projektit serb “Ballkani i Hapur”, i kundërshtuar nga VLEN dhe Kosova si rrezik për shqiptarët.

“Fakt është se Bujar Osmani, si shef i OSBE-së, zhvilloi 11 takime në Beograd dhe asnjë në Prishtinë. Fakt është se ai dështoi në dënimin e sulmit terrorist të Banjskës, ndërsa plani i tij 9-pikësh për veriun e Mitrovicës u hartua në favor të Serbisë. Fakt është se Fatmir Besimi shtrëngonte duart me Shutanovacin e gjeneralin serb Ljubisha Dikoviq, të njohur për krime mbi shqiptarët. Prandaj, çfarëdo që të shpifin sot për ‘botën serbe’, për zhbërjen e MO-së apo për referendumin e mbijetesës së tyre, e vërteta është një: BDI po plas nga fakti se VLEN në zgjedhjet lokale po ua imponon reformën që ata e kanë aq shumë frikë”, potencojnë nga VLEN.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu