Ish-Presidenti i SHBA-së Joe Biden u pa së fundmi me një shenjë të dukshme në ballë ndërsa po dilte nga një kishë në Delaware, dhe zëdhënësi i tij konfirmoi e ai i ishte nënshtruar një operacioni për të hequr kancerin e lëkurës nga balli, raporton NBC News.
Siç është raportuar, Biden iu nënshtrua operacionit Mohs, një teknikë kirurgjikale në të cilën shtresat e lëkurës hiqen gradualisht dhe ekzaminohen nën mikroskop derisa të mos ketë asnjë gjurmë qelizash kanceroze.
Biden më parë ka pasur kancer të lëkurës jo-melanoma, të cilin e kishte hequr para se të bëhej president.