Lëvizja Arbëria i bashkohet koalicionit VLEN

Lëvizja Arbëria i është bashkuar koalicionit opozitar VLEN për zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Marrëveshja u nënshkrua sot nga liderët e VLEN-it, së bashku me përfaqësuesit e Arbërisë.

Kasami e cilësoi këtë bashkim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të unitetit politik shqiptar dhe garanci për fitore në zgjedhjet e ardhshme. “Vetëm të bashkuar mund të sjellim ndryshimin që presin qytetarët – zhvillimin e komunave dhe një qeverisje që punon për njerëzit”, deklaroi ai.

Sipas Kasamit, më 19 tetor opozita e bashkuar do të dëshmojë se “ndryshimi është jo vetëm i mundur, por edhe i pandalshëm”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu