Kundërmimi nga djegia në deponinë Drislla dhe Vardarishtë është i pakëndshëm, por cilësia e ajrit nuk është në nivelin e ndotjes sa të shkaktojë probleme shëndetësore tek qytetarët, kanë treguar analizat e Institutin për Shëndet Publik dhe Ministria e Shëndetësisë, tregoi ministri Azir Aliu.
“Megjithatë, rekomandoj që qytetarët të mos lëvizin jashtë nëse nuk është e domosdoshme dhe vlerësoj se më tej do të kemi grup pune që do të mund të ndihmojë për shëndetin e qytetarëve, të shkaktuar nga ajrit”, tha Azir Aliu, Ministër i Shëndetësisë.
Me ardhjen e sezonit vjeshtë-dimër, shtohet edhe numri i infeksioneve dhe sëmundjeve në pjesës së sipërme dhe të poshtë të organeve frymëmarrëse. Drejtori i spitalit “8 shtatori” thotë se janë të gatshëm për t’u përballur në rast të fluksit të shtuar të pacientëve, gjersa apeloi te personat me sëmundje kronike që të vaksinohen në kohë.
“Patjetër të monitorohet cilësia e ajrit, patjetër në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë të jemi 24 orë pranë qytetarëve që të mund këtë periudhë ta kalojmë me numër sa më të vogël të sëmundjeve respiratore më serioze dhe supozoj që për shkurt Ministria e Shëndetësisë do të dalë me rekomandime, në lidhje me të sëmurët kronikë që patjetër duhet të vaksinohen kundër gripit sezonal, sepse po vjen sezoni që nëse nuk vaksinohen në kohë , ambulancat do të mbushem me pacientë me simptoma të tilla”, theksoi Sinisha Stojanoski, drejtor i Spitalit “8 Shtatori”.
Dje stacionet matëse shtetërore tregonin rritje të ndotjes me grimca PM10 në ajër. Nga Vodno Shkupi dukej nën tym.
Por sot, edhe pas rreshjeve të shiut, stacionet matëse tregojnë cilësi të mirë të ajtir.