8 kandidatë në garë për kryetar të Kumanovës

Tetë kandidatë në garë për kryetar të komunës më të madhe në vend, nëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i konfirmon listat e tyre.

Kumanovarët pritet të vendosin mes kryetarit aktual Maksim Dimitrievski, si përfaqësues i ZNAM.

Ngjyrat e LSDM-së do t’i mbrojë Martin Kostovski, nga E Majta kandidon Miroslav Petkoviq, koalicioni VLEN do të garojë me Arben Etemin, nga “Përvojë për sukses” kandidon Violeta Arsovska, nga Aleanca Kombëtare për Integrim kandidon Selver Ajdini, ndërsa si të pavarur do të garojnë Goran Stojkovski dhe Ninoslav Jakimovski.

Për kandidatët për anëtarë të Këshillit të Komunës së Kumanovës janë dorëzuar 14 lista, nga të cilat dy janë nga grupe votuesish.

“Jemi duke i përgatitur dhe shqyrtuar, duhet të japim konfirmim për listat e këshilltarëve dhe kandidatëve për kryetarë komunash. Nëse ka mangësi, i njoftojmë dhe ata kanë afat 48 orë për t’i plotësuar, pastaj ne e konfirmojmë listën”, theksoi Kristina Cvetkovska, kryetare e KQZ-së lokale në Kumanovë.

Ende nuk është përcaktuar numri i saktë i votuesve në Kumanovë, pra i personave që do të kenë të drejtë vote.

Në zgjedhjet e ardhshme lokale, e drejta e votës do të realizohet në 167 vendvotime.

Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 19 tetor./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu