Qeveria zhgënjim i madh, Arben Taravari: Këto janë arsyjet pse u largova

Kreu i ASH-së, Arben Taravari, e ka quajtur zhgënjim të madh Qeverinë VMRO-VLEN. Si arsyje kryesore të largimit nga kjo Qeveri ai përmendi degradimin dhe margjinalizimin e shqiptarëve, mungesën e investimeve në zonat shqiptare, heqjen e balancuesit, ligjin me mangësi të shumta, si dhe mosrealizimin e ndryshimeve kushtetuese.

Në një intervistë për Telegrafi Maqedoni, Taravari theksoi se mbi një vit e gjysmë nuk është hapur fare çështja e ndryshimeve kushtetuese dhe negociatave me Bashkimin Evropian.

“Premtohej luftë kundër krimit, fatkeqësisht shohim vetëm diçka sa për të thënë se bëhet. Zhvillim ekonomik ka diçka, por asgjë në Maqedoninë Perëndimore”, u shpreh Taravari.

Ai shtoi se mosrealizimi i katër pikave të marrëveshjes qeverisëse ishte kulmi që e shtyu të marrë vendimin për largim nga bashkëqeverisja me VMRO-DPMNE dhe nga koalicioni VLEN.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu