Ziadin Sela mbrëmë gjatë një tubimi për promovim të kandidatit për zgjedhje lokale dërgoi mesazh për kryeministrin aktual Hristijan Mickoski, shkruan InfoShqip.
“Shfrytëzoj rastin të ju bëj një apel. Mos i humbni kurrë emocionet në politikë, sepse janë emocionet ato të cilët na mbajnë në linjën e dashurisë që duhet të kemi për pragun e shtëpisë. Janë emocionet ato që na kujtojnë çdo ditë sakrificën e burrave dhe grave përpara nesh, para se ne edhe të lindim, që kanë qenë të shumta nga ky popull. Janë emocionet ato të cilat na mbajnë udhën e dëshmorëve të lirisë dhe idealin e tyre të vitit 2001. Prandaj, vetëm duke mos i humb emocionet ju mund të jeni në shërbim të mirë për Haraçinën, për shqiptarët dhe jo vetëm për Haraçinën, sepse fitorja këtu në Haraçinë besomëni ka rëndësinë e një dimenzioni kombëtar. Dhe unë skam pikën e dilemës që ne do ja arrijmë të fitojmë dhe fitorja është e sigurtë. Por, ne duan që të ketë sa më tepër në numër shqiptarë të cilët do votojnë për Arbenin dhe Skenderin dhe të cilët do të japin mesazhin e qartë që ne jemi të zot në shtëpitë tona dhe nuk lejojmë që të huajt të na zgjedhin përfaqësuesit tonë, sepse ne i zgjedhim ato vetë me votën tonë. Do të ishte mesazhi më i mirë i asaj që ndodhi para një viti e ca, kur Mickoski zgjodhi ca njerëz që do i shërbenin politikave të tij.”, tha Sela.