Uniformat e Policisë, Mexhiti: Tenderimi është për tekstilin, në komunat me shumicë shqiptare do të jenë në dy gjuhë

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se tenderimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për uniforma të reja të policisë është për pjesën e uniformës si tekstil, ndërkaq siguroi që mbishkrimet, respektivisht bexhat dhe ngjitëset në uniforma, në komunat me shumicë shqiptare, do të jenë edhe në gjuhën shqipe, përcjell TV21.

“E para, domethënë kjo është konform ligjit të 2018, që e kanë sjellë BDI edhe LSDM dhe konform Rregullores 2022-2023, që kanë sjellë BDI-LSDM. Deri më tash, pra, edhe deri tash ka pasur tenderime për uniformën disa herë, për njësinë speciale, për policinë, dhe ajo që është më e rëndësishme, kjo është e kaluara, ndërsa tash ky tenderim që është hapur është vetëm për uniformën, pastër domethënë si tekstil, si uniformë. Ndërsa për bexhat do të ketë tenderim të posaçëm , që do jetë për bexhat, për ngjitëset, që vendosen në uniformë edhe ato do jenë konform dispozitave ligjore. Aty ku parashihet të përdoret gjuha shqipe, bexhat do jenë në dy gjuhë apo tre gjuhë. Në uniformat, të cilat janë porositur, nuk ka të shtypur asgjë, as maqedonisht, as shqip, as turqisht, asnjë gjuhë, domethënë është pastër uniformë. Ndërsa nëpërmjet bexhave, ashtu e kanë ndarë domethënë edhe në të kaluarën, edhe tash. Janë tenderim i posaçëm për uniformat dhe tenderim i posaçëm për bexhat. Në komunat ku janë me shumicë shqiptare, ku duhet përdorët, pra, dygjuhësia, siç përdoret te zjarrfikësit, në shëndetësi, bexhat do jenë në dy gjuhë, domethënë do përdoret. Pra për momentin uniforma nuk parasheh as maqedonisht, as shqip, është pastër uniformë, është tekstil”, deklaroi Mexhiti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu