Incident në OKB, shkallët lëvizëse bllokohen sapo Trump dhe Melania shkelin në to (VIDEO)

Incidenti u quajt nga mediat amerikane si “Escalatorgate” dhe Shtëpia e Bardhë bëri thirrje për një hetim nëse shkallët lëvizëze ishin bllokuar qëllimisht.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe gruaja e tij, Melania u përballën me një incident pasi shkallët lëvizëse në ndërtesën e OKB-së u bllokuan. Incidenti u quajt nga mediat amerikane si “Escalatorgate” dhe Shtëpia e Bardhë bëri thirrje për një hetim nëse shkallët lëvizëze ishin bllokuar qëllimisht.

“Nëse dikush në OKB e ka bllokuar qëllimisht shkallët lëvizëse ndërsa Presidenti dhe Zonja e Parë po ngjiteshin, ai duhet të pushohet nga puna dhe të hetohet menjëherë”, tha zëdhënësja Karoline Leavitt për X.

Por një zëdhënës i OKB-së tha se incidenti ndodhi sepse një videograf përpara Trumpit aktivizoi aksidentalisht një mekanizëm sigurie në shkallët lëvizëse, duke bërë që të ndaleshin.

Trump iu referua me shaka incidentit gjatë fjalimit të tij të së martës në ndërtesën e OKB-së duke thënë: “Nëse Zonja e Parë nuk do të ishte në formë të shkëlqyer, ajo do të kishte rënë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu