Shabani nga KSHZ: Të ejten fillon trajnimi i 36 mijë anëtarëve të këshillave zgjedhorë në nivel shteti

Gjatë ditës së nesërme në Maqedoninë e Veriut do të fillojnë trajnimet për 36 mijë anëtarë të këshillave zgjedhorë të cilët përbëhen nga anëtarë të administratës dhe anëtarë të propozuar nga partitë politike. Sipas Admir Shabanit trajnimet fillojnë më 25 Shtator dhe do të zgjasin deri më 15 Tetor ku 39 ekipe me 85 trajnues të çertifikuar nga ana e KSHZ-së në 80 komuna të Maqedonisë së Veriut do të mbajnë 1200 trajnime, shkruan Top24

Top24: Në sa komuna do të filloj trajnimi i këshillave zgjedhorë dhe deri kurë do të zgjasë?

Admir Shabani: Nga nesër fillon procesi i trajnimeve të organeve zgjedhore dhe ky proces do të zgjasë deri më 15 tetor. Në të gjitha 80 komunat do të ketë trajnime për anëtarët e këshillave zgjedhor ku i gjith procesi zgjedhorë do të spjegohet në mënyrë te detajuar me qëllim që këshillat zgjedhor të jenë sa më të pregatitur ditën e zgjedhjeve.

Top24: Sa trajnues fillojnë nesër me trajnime më 25 shtator?

Admir Shabani: KSHZ në aspektin e trajnimeve është mirë e organizuar dhe disponon me bazë të shkëlqyeshme të trajnuesve të certifikuar. Këtë proces janë të inkuadruar 85 trajnues të cilët janë ndarë në 39 ekipe dhe gjatë periudhës që vjen deri më 15 tetor 2025 do të trajnojnë këshillat zgjedhor në të gjith teritorin e RMV-së.

Top24:Sa është numri i këshillave zgjedhorë që do të trajnohen?

Admir Shabani: Planifikohet që rreth 36 000 persona nga administrata zgjedhore, konkretisht nga këshillat zgjedhorë dhe nga Komisionet komunale të zgjedhjeve të përfshihen në këto trajnime. Janë të planifikuare rreth 1200 punëtori që të realizohen gjatë kësaj periudhe.

Top24: Porosia e KSHZ-së deri te këshillat zgjedhore në raport me trajnimet?

Admir Shabani: Apelojmë te të gjith anëtarët e këshillave zgjedhorë dhe komisionet komunale të zgjedhjeve që mos ta lëshojnë këtë mundësi me mosprezencën e tyre në këto trajnime sepse të njejtat organizohen për ato. Procesi zgjedhorë është proces kompleks me shumë regulla që duhet të respektohen për të pasur një proces demokratik, puna jonë është që këtë proces ta lehtësojmë duke trajnuar në mënyrë profesionale të gjithë të involvuarit në zgjedhje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu