Marrëveshje për bashkëpunim akademik ndërmjet Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universitetit të Shkodrës

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në Shqipëri kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim akademik, e cila synon të fuqizojë shkëmbimet dhe aktivitetet e përbashkëta mes profesorëve, studentëve dhe stafit të të dy institucioneve.

Rektori UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, dhe rektori i Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj nënshkruan këtë marrëveshje pa afat kohor, duke theksuar angazhimin e përbashkët për zhvillimin e arsimit dhe kërkimeve shkencore në rajon.

Kjo marrëveshje përfshin, shkëmbime akademike dhe bashkëpunime në hulumtime dhe projekte të përbashkëta, organizimin e seminareve, shkollave verore dhe aktiviteteve edukative të përbashkëta, shkëmbim të literaturës dhe publikimeve universitare, përmirësimin e aftësive të stafit dhe administratës përmes shkëmbimeve dhe eksperiencave praktike, bashkëpunim në reforma universitare dhe integrim të standardeve ndërkombëtare. Ky bashkëpunim gjithashtu do të mundësojë edhe hapjen e programeve studimore të përbashkëta në nivel Master, duke zgjeruar mundësitë akademike për studentët e të dyja universiteteve.

Në këtë takim zyrtar për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, rektori Fetaji ishte i shoqëruar nga dy prorektorët Prof. Inor. Dr. Fati Iseni dhe Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili, si dhe nga Mr. Driton Zendeli.

UNT dhe Universiteti i Shkodrës do të rishikojnë çdo vit aktivitetet e përbashkëta dhe do të sigurojnë që të gjitha iniciativat të bazohen mbi reciprocitet dhe përfitim të ndërsjellë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu