Një automjet i shërbimit sekret amerikan u përfshi nga flakët jashtë Shtëpisë së Bardhë, duke shkaktuar mbyllje rrugësh përpara vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Makina u përfshi nga flakët në sediljen e pasme dhe nuk pati raportime për të lënduar. Korrespondentja e Shtëpisë së Bardhë për Just the Neës, Amanda Head, konfirmoi incidentin si dëshmitare okulare.
Automjeti ndodhej në cep të Rrugës së 18-të dhe Avenue Pennsylvania. Gjithsesi, ky episod nuk ndikon në takimin e kryeministrit izraelit me presidentin e SHBA-së, pasi kemi të bëjmë vetëm me një defekt.