Presidenti i Kolumbisë thirrje për krijimin e një ushtrie për çlirimin e Palestinës

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka bërë thirrje për krijimin e një ushtrie të përbashkët me synim çlirimin e Palestinës.

Përmes një deklarate në rrjetin social X, Petro përsëriti idenë e tij për ngritjen e një force ndërkombëtare që, sipas tij, duhet të ndërhyjë nëse ushtria amerikane nuk është e aftë të mbështesë vendimet e drejtësisë ndërkombëtare.

“Nëse ushtria amerikane nuk është e aftë të mbështesë vendimet e drejtësisë ndërkombëtare, atëherë është detyrë e Kombeve të Bashkuara të krijojë një ushtri për të çliruar Palestinën. Është legjitime t’u kërkohet qeverive dhe ushtrive të mbrojnë demokracinë,” deklaroi ai.

Në fjalën e mbajtur në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të OKB-së më 24 shtator, Petro u shpreh se kombet dhe popujt e botës duhet të bashkojnë ushtritë dhe armët e tyre “në emër të njerëzimit”, duke theksuar se “Shteti i Palestinës duhet të krijohet”.

Më 27 shtator, Petro mori pjesë në një demonstratë të zhvilluar në Times Square në Nju Jork, ku ishte i pranishëm edhe muzikanti britanik Roger Ëaters, një nga themeluesit e grupit Pink Floyd. Në fjalën e tij, presidenti kolumbian e përshkroi situatën në Gaza si “gjenocid me kuptimin e plotë të fjalës”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu