Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sonte në konventën e VLEN-it në Shkup, foli për punët që ka bërë gjatë katër viteve të fundit si kryetar i komunës.
Ai tha se Tetova është shndërruar në letërnjoftim të VLEN-it dhe se është bërë shembull për të gjitha komunat tjera”.
“Fola për Tetovën jo vetëm për shkak se unë rikandidoj për të shërbyer në këtë komunë, por edhe për shkakun se Tetova sot është letërnjoftimi ynë. Tetova është shembulli që ua ofrojmë ne shqiptarëve, nga Likova deri në Strugë”.
“Tetova është kontrasti mes neve dhe atyre, mes të kaluarës dhe të ardhmes në menaxhimin e komunave. Kështu qeveris VLEN-i, kështu punon VLEN-i, kështu e mbajmë ne amanetin kur e marrim besimin e popullit. Nga ne nuk dëgjoni sharje për shqiptarët, por punë dhe përkushtim”, tha Kasami.