Vetëm disa javë pas krijimit të “Diella”, ministres së krijuar me Inteligjencë Artificiale, aktori Flor Binaj ka bërë një zbulim që nuk ishte vënë re më parë.
‘Ministrja’ Diella e nisi muajin Tetor Rozë me një mesazh sensibilizues, por Flor Binaj vuri re një detaj të çuditshëm në fotografinë e saj.
Ai zbuloi se Diella kishte plot gjashtë gishta në njërën dorë. Binaj shpërndau foton në InstaStory me ironi, duke shkruar:
“Diella s’do bëjë gabime dhe korrupsion thanë… ndërkohë Diella me 6 gishta në dorë…”.
Kjo vërejtje e mprehtë e Flor Binajt është bërë virale në rrjet.