Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti sot gjatë një press-i për media ka drejtuar një pyetje ndaj ish-partiakëve të tij, Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit, transmeton InfoShqip.
“Përfitoj nga rasti, publikisht t’i pyes Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin: A do të bëjnë qeveri me Mickovskin? Siç po qëndrojnë gjatë gjithë kohës, tek dera e qeverisë…dhe me kend duan të bëjnë qeveri? …pra duan pikërisht me Mickovskin! Ja tani publikisht po i pyes. Le të përgjigjen… A do të ndalojnë, apo do të vazhdojnë të qëndrojnë para qeverisë , para dyerve të VMRO-DPMNE-së dhe para Mickovskit, që ta lusin… Pa kryetar Kuvendi, me më pak ministra siç po tregojnë edhe partnerët e tyre, të cilat tanimë nuk janë bashkë. Pra, a do të përkrahin një qeveri, me “albanofobin” Mickovski të bëjnë qeveri? Në këtë duhet publikisht të përgjigjen!”, tha ai.