Të dhëna alarmuese në Maqedoni, 40% e të rinjve deri në moshën 18 vjeçare janë duhanpirës, e fillojnë në moshën 13 vjeçare!

Të dhëna alarmante për duhanpirjen mes të rinjve në Maqedoninë e Veriut: rreth 40% e të rinjve deri në moshën 18 vjeç konsumojnë duhan, ndërsa shumica e fillojnë këtë zakon që në moshën 13-vjeçare. Këtë e dëshmon hulumtimi më i fundit i “Analytica”, e cila apelon për masa më të rrepta.

“Të rinjve në 18 vjeç, analizat na tregojnë se nuk u ndalohet blerja, pra duhet më shumë të respektohet rregullativa ligjore. Më tej, nëse duam ta shohim aspektin fiskal është mirë që të rriten çmimet e këtyre prodhimeve të reja që më shumë i përdorin të rinjtë këto kohë, respektivisht sipas analizave tona ende kanë çmime të ulëta, pra ka hapësirë për rritje të akcizës, që do ta rriste çmimin dhe do ti bënin më pak të qasshme për të rinjtë”, tha Tamara Mioviq Spasova, Think Tank “Analytica”.

Problemi nuk lidhet vetëm me cigaret tradicionale, por edhe me format e reja të konsumit të duhanit, siç janë cigaret elektronike, të cilat u theksua se janë po aq të dëmshme dhe duhet të përfshihen në ligjin për mbrojtje nga duhanpirja. “Analytica” nënvizon se edukimi është kyç për t’u bërë të rinjtë të vetëdijshëm se duhani është i rrezikshëm, pavarësisht formës së tij. Por, mbetet pyetja: çfarë roli po luajnë shkollat dhe Ministria e Arsimit në këtë drejtim, për të edukuar rininë dhe për të parandaluar varësinë nga duhani?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu