Largohet mbishkrimi ‘Kosovska Mitrovica’ në Mitrovicë të Veriut

Mëngjesin e 2 tetorit, Komuna e Mitrovicës së Veriut, përkatësisht Drejtoria e Inspeksionit ka larguar mbishkrimin “Kosovska Mitrovica” të shkruar me shkronja cirilice.

Tani është në proces vendosja e një tabeleje të re, me stemën e Komunës.

“Po largohen shkronjat cirilic e po vendosen shkronjat latine si dhe llogo e komunës”– tha Visar Syla, shefi i kabinetit të Erden Atiq.

Sipas Sylës ky nuk është aksioni i vetëm i ndërmarr sot nga Komuna. Edhe në palestrën e qytetit po bëhen disa ndyshime.

“Në palestër po zëvendësohen uleset, po largohen ato me ngjyra të Serbisë e po zëvendësohen me uleset me ngjyra te qytetit, gjelbër dhe bardhë”– theksoi Syla.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu