Armëpushimi hyn në fuqi, banorët e Gazës rikthehen në shtëpitë e tyre

Ushtria izraelite ka thënë se marrëveshja e armëpushimit ka hyrë në fuqi, pasi trupat janë tërhequr në linjat e vendosjes për të cilat është rënë dakord.

Në një deklaratë të publikuar në Telegram, IDF ka thënë trupat “kanë filluar të pozicionohen përgjatë vijave të reja të vendosjes” që nga ora 12:00 sipas orës lokale.

“Trupat e IDF në Komandën Jugore janë vendosur në zonë dhe do të vazhdojnë të eliminojnë çdo kërcënim të menjëhershëm”, thuhet në deklaratë.

Për herë të parë pas javësh, njerëzit kanë hyrë në zonat “Sheikh Radëan”, “al-Karama” dhe “Beach Camp”, për të gjetur shtëpitë e tyre, ku pjesa më e madhe e infrastrukturës është e shkatërruar.

Rreth 700,000 persona të zhvendosur nga qyteti i Gazës dhe veriu tani presin që tërheqja të përfundojë plotësisjht.

Dhjetëra video që qarkullojnë në rrjetet sociale, ku tregojnë banorë që ecin mes rrënojave dhe filmojnë çfarë ka mbetur nga lagjet e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu