Osmani i përgjigjet Mexhitit: I gatshëm për ballafaqim, le të marr edhe Mickoskin

Kandidati i AKI, Bujar Osmani komentoi sot ftesën e mbrëmshme të oponentit të tij në garën për komunën e Çairit, Izet Mexhitit nga VLEN.

“Ali Ahmeti është kryetar i imi, ndërsa me këtë Mexhiti pranon se Mickoskin e konsideron për kryetar të vetin”, deklaroi Osmani.

Sipas Osmanit, debati është institucioni më i rëndësishëm në një fushatë zgjedhore.

“E thashë edhe dje, pesë ditë me radhë e ndryshoja agjendën, i anuloja takimet në pritje të atij debati”, tha Osmani, duke theksuar se me këtë Mexhiti po tregon frikë dhe mospërgatitje për t’u përgjigjur në pyetje thelbësore për Çairin dhe për politikat e tij.

Ai shtoi se është i gatshëm për ballafaqim me këdo, në çdo kohë dhe në çdo vend.

“Le ta marrë edhe Mickoskin dhe le të zgjedhin vendin dhe kohën, unë do të debatoj me të dy,” tha Osmani, duke theksuar se më 19 tetor do të ndodhë ballafaqimi i vërtetë, kur qytetarët do të vendosin se çfarë shteti duan, çfarë pozicioni duan në të dhe çfarë Çairi duan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu