Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e numërimit të votave për Asambletë Komunale në 23 komuna të Kosovës, për zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor.
Sipas njoftimit të KQZ-së, procesi është përmbyllur në këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Fushë Kosovë, Kamenicë, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Vushtrri, Zubin Potok, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Kllokot.
Në këto komuna është bërë edhe renditja preliminare e partive sipas numrit të votave të fituara për kuvendet komunale.
Rezultatet paraprake për disa komuna kryesore
Gjakovë:
AAK – 32.30% (11,785 vota)
LVV – 18.73% (6,833 vota)
PDK – 15.50% (5,654 vota)
Gjilan:
LVV – 38.08% (15,065 vota)
LDK – 29.05% (11,904 vota)
PDK – 14.50% (5,943 vota)
Dragash:
LDK – 33.29%
PDK – 28.49%
LVV – 15.59%
Fushë Kosovë:
LVV – 33.97%
LDK – 29.11%
PDK – 20.01%
Kamenicë:
LVV – 38.85%
PSD – 19.52%
AAK – 15.74%
Lipjan:
LDK – 45.57%
PDK – 31.19%
LVV – 15.45%
Pejë:
LDK – 39.89%
AAK – 20.87%
LVV – 20.64%
Podujevë:
LVV – 43.22%
LDK – 35.43%
PDK – 10.74%
Suharekë:
AAK – 34.94%
LDK – 29.90%
PDK – 17.80%
Vushtrri:
PDK – 38.32%
LVV – 26.10%
LDK – 21.36%
Malishevë:
Nisma – 45.54%
PDK – 20.63%
LDK – 14.32%
Junik:
LDK – 38.63%
AAK – 38.26%
LVV – 18.83%
Mamushë:
KDTP – 52.52%
Mamusha Halk Hareketi – 32.33%
Kosova Adalet Turk Partisi – 11.17%
Komunat me shumicë serbe, si Graçanica, Ranilluni, Parteshi, Zubin Potoku dhe Shtërpca, janë dominuar nga Lista Serbe, e cila ka fituar mbi 60% të votave në secilën prej tyre.
Procesi i numërimit dhe pjesëmarrja
Procesi i numërimit është duke u zhvilluar edhe në komunat e tjera, nën mbikëqyrjen e vëzhguesve të KQZ-së.
Këto rezultate janë preliminare dhe mund të ndryshojnë pas shqyrtimit të ankesave eventuale dhe numërimit të votave të diasporës dhe votuesve me nevoja të veçanta.
Në zgjedhjet e 12 tetorit morën pjesë 791,123 qytetarë, që përbën 39.07% të numrit të përgjithshëm të votuesve (2,025,105 persona me të drejtë vote).
KQZ bëri të ditur se janë organizuar gjithsej 2,571 vendvotime të rregullta, ndërsa votimi me kusht u zhvillua në 54 vendvotime të tjera, përfshirë edhe votimin përmes ekipeve mobile dhe postës për qytetarët jashtë vendit.