Kryeministri Hristijan Mickoski në vizitën e ardhshme në Shkup të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe takimi me të, pret të riafirmojnë qëndrimin se qëllimi ynë strategjik mbetet anëtarësimi i plotë në BE, dhe shpreson se në atë proces do të ketë rezultate nga BE.
Mickoski sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve theksoi se gjatë 25 viteve të fundit, duke ecur në rrugën e BE-së, Maqedonia ngadalë e ka humbur fytyrën dhe dinjitetin e saj, duke vënë në dukje se kjo Qeveri nuk ka më ndërmend ta bëjë këtë.