MPB: Janë regjistruar 20 denoncime për thyerje të heshtjes zgjedhore! 47 postime në rrjetet sociale gjatë heshtjes zgjedhore

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë regjistruar 20 denoncime për shkelje të heshtjes zgjedhore, përcjell TV21. Sipas Policisë, gjithashtu janë regjistruar 47 postime në rrjetet sociale, ku është bërë thirrje për të votuar kandidat të caktuar.

“Gjatë heshtjes parazgjedhore, në periudhën nga 18.10.2025 deri në orën 07:00 të 19.10.2025, dmth. deri në hapjen e vendvotimeve, janë regjistruar 20 denoncime për shkelje të heshtjes zgjedhore, prej të cilave gjashtë në rajonin e SPB-Shkup, katër në rajonin e SPB-Kumanovë, më pas tre në SPB-Veles, nga dy në SPB-Ohër, SPb-Shtip dhe SPB-Manastir, dhe një në rajonin e SPB-Strumicë. Pas marrjes së masave të nevojshme, nuk u konfirmuan denoncimet për 15 ngjarje. Përveç kësaj, janë regjistruar 47 postime në rrjetet sociale gjatë heshtjes zgjedhore, të cilat lidhen me thirrje për të votuar për kandidatët e caktuar, si dhe video dhe foto të aktiviteteve partiake në selitë e partive. Në të gjitha rajonet, votimi i personave të sëmurë, të pafuqishëm dhe i të burgosurve kaloi pa shqetësime, është regjistruar vetëm një ngjarje e vetme”, thonë nga MPB.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu