Aktivistja Emira Selimi nga Manastiri ka dhënë lajmin e mirë për fitoren e një këshilltareje shqiptare në këtë komunë ku sipas saj shqiptarët janë harruar dhe të lënë pas dore nga partitë shqiptare, transmeton InfoShqip.
“Manastiri 🤍
Të gjithë gëzohen për komunat me shumicë shqiptare, por për Manastirin pak kush interesohet, sepse këtu nuk kanë interes votash. Dyfytyrësi e pastër.
Shqiptarët e qytetit të Manastirit arritën të nxjerrin një këshilltare , Valdeta Musai Fejzulovska. Ky është një hap i madh përfaqësimi dhe shpresë për të ardhmen tonë në këtë qytet historik. Kjo është vetëm fillimi! Kryesorja është se tani kemi një zë në komunë, dhe këto ulëse do të shtohen me kohë. Dhe për këtë të jeni të sigurtë, e urojmë të keni jetën e gjatë e ta shikoni. Shqiptarët në Manastir, nuk janë vetëm.
Urime Valdeta!
Jemi të lumtur për ty dhe të urojmë suksese! Na përfaqëso me dinjitet dhe forcë.🙏🇦🇱”, ka shkruar Emira Selimi.