VMRO-DPMNE në raundin e parë fitoi 32 komuna, VLEN 5, AKI 4, LSDM 3

VMRO-DPMNE është fituesi i raundit të parë të zgjedhjeve lokale 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, pas numërimit të mbi 99% të votave, partia në pushtet ka siguruar 32 komuna.

Komunat ku kanë fituar partitë: VMRO-DPMNE prin në 53 komuna, VLEN në 9, LSDM në 8, AKI në 5

Sipas rezultateve, VMRO-DPMNE ka fituar në komunat: Manastir, Veles, Shtip, Strumicë, Prilep, Ohër, Delçevë, Radovish, Kavadar, Vevçan, Shën Nikollë, Novaci, Berovë, Vasillovë, Karbincë, Kratovë, Gradsko, Demir Hisar, Pehçevë, Novo Sellë, Resnje, Jegunoc, Gevgeli, Bosilovë, si dhe në komunat e Shkupit: Gazi Babë, Kisela Vodë, Gjorçe Petrov, Ilinden, Butel, Petrovec, Zelenikovo dhe Sopishte.

Në total, VMRO-DPMNE fitoi në 53 komuna, por disa do të shkojnë në raund të dytë të zgjedhjeve.

Kandidatët e VLEN fituan në Çair, Haraçinë, Zhelinë, Saraj dhe Tearcë. AKI fitoi katër komuna në raundin e parë, përkatësisht në Gostivar, Çashkë, Likovë dhe Pllasnicë. LSDM fitoi tre komuna, në Bogdanci, Kriva Pallankë dhe Krivogashtani.

Zgjedhjet dështuan në tri komuna për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve: Qendër Zhupë, Vrapçishtë dhe Mavrovë-Rostushë, ku do të ketë përsëritje të votimeve.

Në Qytetin e Shkupit, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski, kishte avantazh të qartë ndaj konkurrentit Amar Mecinoviç nga Levica, por në kryeqytet do të zhvillohet raundi i dytë. Në raundin e parë Gjorgjievski mori 91,582 vota, ndërsa Mecinoviçin siguroi 30,659 vota.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu