Bashkim Bakiu nga VLEN ka mbajtur paraqitje para mediave këtë pasdite, teksa është shoqëruar edhe nga liderë të tjerë të VLEN-it, njofton TV21.
Bakiu, ka uruar Suat Shaqirin dhe shqiptarët për fitoren në Çashkë, duke shtuar se gara në këtë komunë është zhvilluar nën logon e AKI-së.
“Sa i takon komunës së Çashkës duam të theksojmë se VLEN-i nuk ka garuar fare, që do të thotë se gara është bërë me logo të AKI-së. Atje ne nuk kemi garuar me kandidat dhe listën tonë me qëllim që të mos rrezikojmë fitoren e kandidatit shqiptar. Prandaj, ia urojmë fitoren zotëri Suat Shaqirit dhe shqiptarëve në këtë zonë”, tha Bakiu.