“Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare thotë se platforma e partive gjithë-shqiptare, në thonjëza, është një leckë Ruso-Sllave që për ne nuk do të jetë asnjëherë e pranueshme” tha Menduh Thaçi , Kryetar i PDSH-së.
Por, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti para tre ditësh tha se kushte biseduar me Thaçin disa herë dhe se ai nuk do e kundërshtonte platformën e përbashkët të partive politike shqiptare.
“Kam folur me zotëri Thaçin, tri herë kam folur me të. Ai kishte halle të tjera, kishte një zhvillim brenda partisë së tij dhe tha se unë nuk do ta kundërshtoj. “ tha Ali Ahmeti – Kryetarë i BDI-së./ina










