Shkrimtarit maqedonas Aleksandar Rusjakov, në një intervistë për TV Nova ka folur rreth situatës aktuale politike në Maqedoni, ai mes të tjerave ka thënë se platforma shqiptare doli në skenë pasi ish drejtori i CIA-s vizitoi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Sipas Rusjakov, liderën e partive shqiptare në Maqedoni asnjëherë nuk kanë vepruar kokë më vete,sipas tij ata,pra partitë shqiptare çdo herë veprojnë në sinkronizim me qëndrimet e Shqipërisë..
“Rama i mblodhi liderët e partive shqiptare dhe u krijuar platforma pas së cilës janë administrata e Obamas dhe Klintonit. Kjo ishte lëvizja e tyre e fundit para se të largohen nga pushteti. Liderët tonë shqiptarë asnjëherë nuk kanë vepruar të vetëm. Asnjëherë nuk kanë folur për ekonominë, çdo herë flasin për çështje shqiptare dhe këtë e bëjnë çdo herë pasi vizitojnë ambasada të huaja, që mendoj se është në dëm të votuesve shqiptarë”, ka thënë për TV Nova shkrimtari maqedonas Rusjakov.










