Mërgimtari dibran me porosi: Dilni masivisht dhe votoni Fisnik Melën

Safet Rizvanoviç, një mërgimtar dibran me qëndrim në Evropë është drejtuar me mesazh sensibilizimi për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Dibër, transmeton InfoShqip.

Ai thekson se jemi para një momenti historik, ku vendoset e ardhmja e Dibrës për vitet e ardhshme.

“Nëse jeni besimtarë ashtu siç deklaroheni, patriotë të vërtetë dhe jo të “Facebook”-ut, qytetarë dhe fshatarë që vërtet e doni këtë vend dhe jo surrogatë dhe partiakë të neveritshëm, atëherë dilni masivisht dhe votoni z. Fisnik Mela”, shkruan në rrjetet sociale, Rizvanoviç.

Ai kërkon që të mos shihet interesi personal, qoftë ky edhe një premtim për punësim.

“Mos shisni votën për një copë buke apo një përfitim të përkohshëm pasi pasojat afatgjata do të jenë katastrofale për të gjithë qytetarët e këtij qyteti me emër të madh – Dibra e Madhe. Mos lejoni të mbizotërojë korrupsioni, të shkatërrohet arsimi dhe shëndetësia, të mungojë uji i pijshëm dhe të vazhdojnë të digjen plehrat në hyrje të saj”, ka shkruar ai.

Ai mes tjerash kërkon të mos lejohet që drejtorët e shkollave dhe institucioneve të rëndësishme lokale të zgjidhen, madje nga kryetari dhe partia në bazë të interesave personale të kryetarit dhe pasurimit të një klike të vogël oligarkësh lokalë.

“Për herë të fundit ju kërkoj me përulje dhe respekt të gjithë njerëzve të mi të dashur, shokëve dhe miqve të mi të vjetër: lëreni inatin personal, bindjet politike apo religjioze dhe votoni për hir të së drejtës dhe kthimit të dinjitetit të këtij qyteti legjendar dhe çdo dibrani të ndershëm”, shkruan Rizvanoviç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu